Sport
Salihu: Ditën e Pavarësisë e kemi obligim ta festojmë bashkë
Demokracia
16:51 | 16 Shkurt 2021

Share:

Kosova nesër feston Ditën e Pavarësisë së vendit, derisa sot nën organizimin e Federatës së Futbollit të Kosovës është zhvilluar një ndeshje revyale ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan Demokracia.com.

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu në një prononcim për faqen zyrtare të FFK-së, ka thënë se shqiptarët e kanë obligim të bashkohen në festa si kjo e Pavarësisë.

Mendoj se e kemi obligim që në festa të tilla të bashkohemi si shqiptarë, e veçmas komuniteti sportiv.

Po ashtu, duhet ta kuptojmë të gjithë se sa e rëndësishme është Dita e Pavarësisë sepse kemi kaluar nëpër shumë sakrifica për të arritur deri këtu ku jem sot.

I falënderojmë vëllezërit tanë nga Shqipëria që na nderuan sepse po shihni që këtu sot zbarkuan emra shumë të njohur të futbollit shqiptar. Përpos miqësisë së përhershme që e kemi, sot, po e shënojmë edhe njërën prej ditëve më të rëndësishme në historinë tonë”, ka thënë Salihu pas ndeshjes e cila përfundoi vëllazërisht pa fitues me rezultat 0:0. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024