Lajme
Salihu: Albini në veri, “u nis për lesh e u kthy i qethun”
Demokracia
11:48 | 31 Maj 2023

Share:

Analisti Fitim Salihu ka thënë se kryeministri Albin Kurti është nisur për veri pa asnjë koordinim me faktorët ndërkombëtare.

Sipas tij, një gjë të tillë nuk e ka bërë asnjë kryeministër tjetër i Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo lëvizje e Kurtit Kosovës do t`i sjellë vetme pasoja.

Ai ka treguar se si e përshkruan fjalori i gjuhës shqipe këtë veprim të Kurtit.

“U nis per lesh e u kthy i qethun. Albini ne veri. Edhe Fjalori i Gjuhes Shqipe e ka shpjegu kete lloj budallaku aventurier. U nis qysh s’u nis askush para tij – pa koordinim me partneret – dhe do me gjete çka nuk e ka gjete asnje para tij – sanksionimin publik nga partneret. Ne veri kurre s’ka qene zor me hy. Mençem ka qene me dite qysh me dale”, ka shkruar Salihu.

Ai ka bërë me dije se për këto do të paguan shteti i Kosovës.

“Fatkeqesia eshte qe koston nuk e paguan ai, por shteti. Ai me nuk eshte thjesht nje opozitar lunatik qe lazdrohet si tregtar flamujsh duke vendos flamuj ne Çakorr e duke mos i mbrojte. Sot eshte kryeminister dhe veprimet e tij kane pasoja per te gjithe vendin. Nuk mundemi me shti dorezan shtetin per me ia sheru Albinit komplekset e mungeses ne histori. Pak dite pas raportimeve te mediave boterore per skandalet e Vuçiqit dhe pas protestave masive te serbeve kunder tij, favori me i madh qe dikush ka mund me ia bo Vuçiqit ka qene nje situate si kjo qe e ka stis Albini ne veri. Mos harroni – krejt kjo ka nis kur Albini i ka ndalu targat. Sot ai eshte zbyth nga targat, por tensioni ka mbet. Jo vetem tensioni, por edhe fshikullimi publik nga amerikanet”, ka shkruar ai.

Të ngjashme