Lajme
Salih Zyba thotë që LVV mund t’ia dalë edhe pa Albinin: Nuk përkufizohemi në persona
Demokracia
12:19 | 13 Qershor 2022

Share:

Është e vështirë të mendohet Vetëvendosja pa liderin e saj, Albin Kurtin. Por, sipas deputetit Salih Zyba, megjithatë, kjo mund të ndodhë.

“Të gjithë janë të nevojshëm, por asnjë nuk është i pazëvendësueshëm”, kishte thënë kryeministri Kurti për bashkëpartiakët e tij, natyrisht duke mos e menduar veten.

Por, Zyba ndoshta duke provuar ta paraqes më demokratike partinë së cilës i takon, u shpreh se si vijon:

“E mira e subjektit tonë, e dëshmuar deri më tani është përveçse e garanton statutin që është statut dinamik, nuk është statik, nuk përkufizohet në persona dhe afate, por në secilën kohë në proceset që ndodhin prej pikës në strukturat e mesme, deri në strukturën e lartë, është dinamik dhe ka mundësi ndryshimi. Nuk është pengesë personi, kryetari sepse kryetari e ka dëshmuar edhe personalisht.”

Në fakt, në mënyrë që t’i lejohej Kurtit të mbante edhe pozitën e kryetarit të partisë edhe pozitën e kryeministrit (diçka që ia ndalonte statuti i mëhershëm), Vetëvendosje e ka ndërruar statutin.

Të ngjashme