Lajme
Salih Mustafa nuk kthehet në gjykatë, ndërpritet seanca përkohësisht
Demokracia
12:50 | 15 Shtator 2021

Share:

I akuzuari i Dhomave të Specializuara, Salih Mustafa, nuk është kthyer në pjesën e dytë të seancës së parë gjyqësore ndaj tij.

Për këtë pas disa sqarimeve si nga mbrojtja ashtu edhe nga prokuroria, është ndërprerë seanca nga gjyqtarja që po e drejton atë.

Gjyqtarja ka thënë se i nevojitet konsultim me gjyqtarët tjerë, jashtë seancës lidhur me këtë çështje, njofton klankosova.

Avokati i tij,  Julius Von Bone, është shprehur se është e drejtë e të akuzuarit që të zgjedhë nëse do ose jo të jetë i pranishëm në seancë.

“I akuzuari mund të heq dorë nga prania e tij. Ai përfaqësohet nga një mbrojtës që përfaqëson interesat e tij dhe pastaj varet nga i akuzuari se si do që të procedojë më tej. I kuptoj ndjenjat e mbrojtjes së viktimave, por nuk mund të them se kjo do të jetë gjë e zakonshme, por sot ndodhi kështu dhe nuk mund të them diçka për të ardhmen. Çdo herë do të ketë dokument që do të parashtrohet nëse i akuzuari do ose jo të jetë i pranishëm, apo do që të jetë përmes videolidhjes”, ka thënë ai.

Nga prokuroria kanë thënë se nuk duan që të bëjnë gjykim në mungesë të Mustafës.

Të ngjashme