Lajme
Sali Berisha: Ushtria shqiptare është në kolaps të plotë
Demokracia
13:57 | 06 Qershor 2022

Share:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bën thirrje NATO-s të ndërmarrë një inspektim për vlerësimin e gjendjes, sipas tij tejet të rëndë të forcave të armatosura të një vendi anëtar të saj.

Berisha  në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se ushtria është në kolaps të plotë, gjysma e ushtarëve kanë dhënë dorëheqjen, helikopterët nuk ngrihen dot në ajër, ndërkohë që anijet e flotës nuk janë në gatishmëri.

Ai publikon denoncimin e një qytetari, ku thuhet se është oficerë i Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas postimit të Berishës, ushtarët dhe oficerët “punojnë pasdite si roje sigurie ose barmen apo kamerier në lokale, bare restorante sepse rrogat e tyre janë të ulëta dhe nuk përballojnë dot kërkesat familjare.”

Më tej qytetari shkruan se asnjë helikopter, përfshi dhe helikopterët CUGAR që janë blerë 10 vitet e fundit dhe kanë kushtuar mbi 100 milionë euro, nuk ngrihen qoftë dhe një minutë në ajër sepse janë jashtë gatishmërie.

Të ngjashme