Lajme
Sali Berisha rrëzohet teksa ngjitet shkallëve të PD-së
Demokracia
14:30 | 13 Prill 2022

Share:

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili po tenton të rikthehet në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë, është rrëzuar sot teksa po ngjiste disa shkallë brenda selisë së partisë.

Në videon e publikuar nga mediat në Shqipëri, shihet që Berisha rrëshqet për një çast, por mbahet me dorë tek shkallët, pastaj ngritët e vazhdon ngjitjen drejt një kati më lartë.

Një rrëzim pothuajse identik i kishte ndodhur edhe presidentit amerikan, Joe Biden, teksa ishte duke ngjitur shkallët e Aeroplanit.

Të ngjashme