Lajme
Sali Berisha: Kthimi im në politikë, si i Steve Jobs, do ndryshoj Shqipërinë
Demokracia
21:40 | 17 Maj 2022

Share:

Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga Durrësi se rikthimi i tij në politikë është i ngjashëm me rikthimin e miliarderit Steve Jobs.

Berisha thotë se është i vendosur të ndryshojë Shqipërinë në të njëjtën mënyrë që Jobs ndryshoi botën me iPad.

“Kthimi im është si kthimi i Steve Jobs, i cili pas një seri pabesirash dhe qëndrimesh që e nxorën në rrugë, u kthye dhe me një  I Pad-in ndryshoi botën,  ndërsa ne së bashku do ndryshojmë Shqipërinë”, tha Berisha nga qyteti Durrësi.

Takimi i Berishës me demokratët e Durrësit është zhvilluar sot në kuadër të turit elektoral të Sali Berishës si kandidat për kryetar të Partisë Demokratike.

Të ngjashme