Sport
Salah sulmohet me gjësende nga tifozët senegalezë, gjashtë pjesëtarë të sigurimit mezi e largojnë nga fusha
Demokracia
15:35 | 30 Mars 2022

Share:

Kombëtarja e Egjiptit përveq që nuk e mori atë që kërkoi, kualifikimin në Kupën e Botës, ata u përballën me një atmosferë armiqësore në Senegal gjatë takimit vendimtar.

Synimi kryesor i tifozëve vendas ishte ylli i Liverpoolit dhe kombëtares egjiptiane, Mohamed Salah, shkruan Demokracia.com.

Pothuajse në shumicën e kohës gjatë ndeshjes së rregullt, lojtarët e Egjiptit u penguan nga rrezet e lazerëve të lëshuar nga tifozët në tribuna.

Kulmi i gjithë asaj ishte në kohën e ekzekutimit të penalltive, ku fytyrat e futbollistëve mysafir “shkëlqenin” nga ngjyra e gjelbërt e rrezeve të lazerëve të shumtë.

Senegalezët fituan dhe siguruan pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror të Katarit që nis në mes të muajit nëntor.

Menjëherë pas ndeshjes, në shpërthimin e euforisë së senegalezëve, është parë ndoshta skena më e turpshme, e cila përshkruan më së miri atmosferën që mbretëronte në stadium ndaj mysafirëve.

Mohamed Salah, vetëm me ndihmën e disa truprojave, me gjashtë prej tyre në një moment, arriti të dilte i padëmtuar nga stadiumi, pasi tifozët hedhnin gjësende në drejtim të tij, teksa ai po shkonte drejt tunelit të dhomave të zhveshjes.

Mëposhtë mund të shikoni pamjet./Demokracia.com/

Të ngjashme