Sport
Salah shkruan historinë në Ligën e Kampionëve, bëhet futbollisti që realizon “het-trikun” më të shpejt
Demokracia
11:04 | 13 Tetor 2022

Share:

Mohamed Salah shkëlqeu në një performancë të jashtëzakonshme për Liverpoolin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Rangers.

Për 22 minuta sa u aktivizua në pjesën e dytë, ylli egjiptian përveç që realizoi “het-trik”, ai shkruajti historinë në ligën më prestigjioze evropiane për klube, transmeton Demokracia.com.

Salah u bë futbollisti që regjistron “het-trikun” më të shpejt në garën e madhe të UEFA-s, duke e arritur shifrën e tre golave brenda një takimi për vetëm pesë minuta.


Lojtari i Liverpoolit u inkuadrua në minutën e 68-të teksa në minutën e 76-të shënoi golin e parë, në të 80-tën golin e dytë kurse “het-trikun” Salah e arriti në minutën e 81-të.

Liverpooli triumfoi në fund 1:7 duke u ngritur në pozitën e dytë në Grupin A me nëntë pikë dhe është pranë kualifikimit në fazën tjetër./Demokracia.com/

Të ngjashme