Futbollisti kosovar, Suad Sahiti ka luajtur titullar për Sibenikun në kampionatin kroat në përballje me gjigantin Hajduk.
Skuadra e Sahitit ka pësuan humbje me rezultat 3:1.
Futbollisti i Kosovës kishte paraqitje të mirë dhe ai asistoi te goli i vetëm i vendasve që u shënua në minutën e 25-të.
Pas javës së 21-të në kampionatin kroat, Hajduku renditet në vend të 4-të me 38 pikë e Shibeniku është i shtati me 22.
Kujtojmë se, vëllai i Suadit dhe sulmuesi anësor i Hajduk Splitit që nuk u paraqit në këtë takim, Emir Sahiti së fundi iu bashkua përfaqësueses së Kosovës. /Demokracia.com