Sport
Sahiti: Kur Ballkani e largoi Munishin mendova se do të vinte ndonjë trajner nga Bundesliga
Demokracia
11:26 | 08 Shkurt 2021

Share:

Largimi i trajnerit të mirënjohur Ismet Munishit nga Ballkani vazhdon të komentohet ende nga analistët dhe njohësit e futbollit.

Ndihmëstrajneri i Kosovës në futboll, Muharrem Sahiti, në emisionin “2 me 1”ka bërë një koment interesant në këtë rast.

Ai nuk e kishte pritur largimin e Munishit nga Ballkani, por pasi kjo ndodhi  kishte besuar se Ballkani do të sjellë ndonjë trajner nga Bundesliga apo Premierliga.

“Ndryshimi i Ismet Munishit ka qenë i papritur. Kur u largua Ismeti, pa dashur ta nënçmoj Bledin, kam menduar se Ballkani do ta sjellë ndonjë trajner nga Bundesliga ose Premierliga. Mbetet të shihet se a do ta vazhdojë Bledi mënyrën e punës, lojës dhe objektivit. Te Ballkani mund të reflektojë ndryshimi i trajnerit dhe kjo mbetet të shikohet në të ardhmen”, ka deklaruar Muharrem Sahiti. /Demokracia.com

Të ngjashme