Sport
Sahiti i lumtur që i shënoi Dinamo Zagrebit: E pres ftesën nga kombëtarja
Demokracia
14:58 | 01 Shkurt 2021

Share:

Futbollisti shqiptar Ermir Sahiti, është padyshim një nga lojtarët më në formë për momentin në kampionatin kroat. 22-vjeçari ka arritur të realizojë 3 gola në 2 ndeshjet e fundit me fanellën e Sibenikut, duke u shndërruar në një hero te kjo skuadër.

Sulmuesi ndëshkoi edhe Dinamon e Zagrebit në sfidën e ditës së merkurës, ku Sibeniku triumfoi me rezultatin 1:2.

I ftuar në “Zona Gol”, Sahiti, është parë shumë i lumtur me shpresë se shpejt do ta ketë ftesën e kombëtares.

“Ishte si një ëndërr ai gol, po ashtu edhe fitorja, ishte vërtet diçka shumë e bukur,  për më tepër që Sibeniku nuk i kishte marrë asnjëherë pikë Dinamos, jemi në historinë e këtij klubi. Nuk dua t’i ndaj dy golat që kam realizuar, ai kundër Hajdukut dhe ky ndaj Dinamos së Zagreb, të dy janë të veçantë për mua”, tha Sahiti i cili po shpreson se në verë të rikthehet të Hajduku.

“Për momentin jam në huazim nga Hajduku, në verë do të rikthehem. Nuk besoj se jam gati për një ligë të madhe evropiane, por shpresoj të jem i rëndësishëm për Hajdukun. Unë kam qenë disa vite pjesë e kombëtareve të moshave. Punoj çdo ditë dhe nëse trajneri e sheh të arsyeshme, jam gati për Kombëtaren Kuqezi”.  /Demokracia.com

Të ngjashme