Lajme
Sadri Ramabaja në konspiracione të thella: Rrahman Jasharaj po rrezikon mbijetesën e Kosovës
Demokracia
12:26 | 08 Shtator 2022

Share:

Analisti i afërt me VV-në, Sadri Ramabaja, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka komentuar vizitën e sotme nga simotra sindikale shqiptare tek SBASHK-u.

Ramabaja ka ironizuar duke thënë se pas këtij takimit mund të pritet që Rrahman Jasharajn ta vizitojë edhe kryeministri Edi Rama.

“Mbështetje SBASHK-ut i paska ardhur nga simotra e saj sindikale nga Tirana. Në ditët në vijim në selinë e sindikatës, Rrahman Jashari mund ta pres edhe Edi Ramën. Nuk do të ishte më farë befasie”, ka shkruar ai.

Rambaja, ka pretenduar se Jasharaj është duke i shërbyer agjenteve të huaja politike duke rrezikuar mbijetesën e Republikës.

“Nga mesjeta deri sot, krerët tanë, fare pak, kanë lënë prapa veset e cenet prej feudalëve grindavec. Shih për këtë, kur vendi përballet me ndeshtrasha të mëdha, që rrezikojnë edhe mbijetesën e Republikës, një palë vazhdon t’ju shërbejë agjendave politike të huaja, pretendentëve për t’na kthyer sërish në koloni” përfundon statusi i tij.”

Postimi i plotë i Ramabajës, pa ndërhyrje:

Mbështetje SBASHK-ut i paska ardhur nga simotra e saj sindikale nga Tirana.
Në ditët në vijim në selinë e sindikatës, Rrahman Jashari mund ta pres edhe Edi Ramën.
Nuk do të ishte më farë befasie.
Nga mesjeta deri sot, krerët tanë, fare pak, kanë lënë prapa veset e cenet prej feudalëve grindavec. Shih për këtë, kur vendi përballet me ndeshtrasha të mëdha, që rrezikojnë edhe mbijetesën e Republikës, një palë vazhdon t’ju shërbejë agjendave politike të huaja, pretendentëve për t’na kthyer sërish në koloni.

Të ngjashme