“Analisti” dhe përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, i ka ftuar qytetarët që të dalin nesër në shesh.
Arsyeja sipas tij është që t’i thuhet jo Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kështu u shpreh ai në Facebook. Shtoi se ‘protesta’ e nesërme do të fillojë në sheshin e Prishtinës nga ora 12:00.
“Imponimi i Bashkësisë së Komunave Serbe – një kronikë e luftës së re të paralajmëruar shqiptaro-serbe! Jo BKS-së! Nesër, më 31 janar 2023, ora 12.00 – të gjithë në SHESH!”, shkroi ai në Facebook.
Në anën tjetër, Ambasada amerikane në Prishtinë pikërisht në ditën e nesërme ka organizuar një diskutim mbi Asociacionin, ku janë të ftuar zyrtarë qeveritarë, diplomatë e anëtarë nga shoqëria civile.
Edhe Zyra e kryeministrit Albin Kurti dhe ajo e presidentes Vjosa Osmani kanë konfirmuar pjesëmarrjen në atë takim.
Në marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pjesa në gjuhën serbe shkuan “Zajednica…” (Bashkësia e komunave…). /Demokracia.com/