Lajme
Sadri Ramabaja i drejtohet Martin Berishajt: Qëndro vertikalisht miku im, mediat i quan sllave
Demokracia
15:05 | 22 Prill 2022

Share:

Opinionisti Sadri Ramabaja, i ka dalur në mbrojtje ambasadorit të Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, pasi ky i fundit është përfshirë në një skandal financiar të raportuar nga një medium slloven.

Ramabaja e ka quajtur Berishajn shkencëtar e malësor dhe sipas tij Berishaj mbetet burrë shqipnie.

Sipas Ramabajës, raportimet për implikimin e Berishajt në skandalin financiar janë luftë hibride sllave.

“Miku im, qëndro VERTIKALISHT!  Kalon edhe kjo furtunë e luftës hibride sllave e lloit të vet; të pa thyer të bën DINJITETI Yt si shkencëtar e malësor.  Prandaj mbetesh burrë Shqipnie! Respekt”, ka shkruar Ramabaja në Facebook.

Të ngjashme