Lajme
Sadiq Khan fiton zgjedhjet, për herë të tretë kryetar i Londrës
Demokracia
18:39 | 04 Maj 2024

Share:

Sadiq Khan ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Londër duke arritur një mandat të tretë, gjë që s’ka ndodhur më herët.

Politikani laburist e ka mposhtur me lehtësi kundërshtaren konservatore, Susan Hall.

Khan ka marrë 43.9% të votave ndërsa Hall vetëm 32.7 %, shkruan Telegraph, transmeton Express.

Khan zhvilloi një fushatë duke premtuar se do t’i bënte vaktet falas të shkollës për të gjithë nxënësit e shkollave fillore shtetërore në Londër. Ai është zotuar gjithashtu të ngrijë tarifat e Transportit për Londrën (TfL) deri të paktën në vitin 2025, të ndërtojë 40,000 shtëpi të reja deri në fund të dekadës dhe të japë shtëpi të reja me “qiras të kontrolluar”.

Të ngjashme