Sport
Sa zgjati “dashuria” dhe cili ishte bilanci i Munishit te Gjilani?
Demokracia
13:49 | 25 Prill 2022

Share:

Ismet Munishi dhe Gjilani i kanë dhënë fund aventurës së përbashkët pas më shumë se një viti.

Trajneri i mirënjohur kosovar u emërua te Gjilani në mars të vitit të kaluar, ndërsa është larguar sot pas ngecjes në garë për titull të kampionit kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të kampionatit, raporton Demokracia.com.

Gjilani nën drejtimin e Ismet Munishit ka zhvilluar 45 ndeshje, ndër të  cilat ka regjistruar 20 fitore, 16 barazime dhe 9 humbje në të gjitha garat.

“Kuqebardhët” gjatë kësaj periudhe në total kanë realizuar 62 gola, kurse kanë pranuar 20 më pak.

Gjilani me Munishin në krye të stolit ishte në një ecuri prej 24 ndeshjeve pa humbje, e cila u thye nga Ballkani që fitoi me rezultat zyrtar 0:3 para disa xhirove.

Vendimi i Gjilanit për të ndarë rrugët me Munishin erdhi pas disfatës 2:0 në udhëtim te Dukagjini.

Gjilani pozicionohet në vendin e tretë me 55 pikë të mbledhura, nëntë më pak se lideri, Ballkani./Demokracia.com/

Të ngjashme