Lajme
Sa vota të deputetëve duhen për t’u mundësuar tërheqja e 30 për qind të kursimeve nga Trusti?
Demokracia
13:28 | 25 Maj 2022

Share:

Partia Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe opozitare në vend, ka propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.

Bekim Haxhiu në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës ka prezantuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Për cilat janë procedurat që nevojiten për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale

Sa i përket shumicës parlamentare, në sallën e Kuvendit duhet të jenë të pranishëm 61 deputetë, 31 prej të cilëve duhet të votojë për.

Sipas propozimit të PDK-së, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.

Ata që kanë deri 20 mijë euro – 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 mijë – 20 për qind.

Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind të shumës.

Një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë në vitin 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Në raportin e gjashtëmujorit të parë të 2021-ës, Fondi i Kursimeve Pensionale, ka njoftuar se nga Trusti janë tërhequr mbi 198 milionë euro nga më shumë se 427 mijë kontribuues.

“Gjatë këtij gjashtëmujori u përmbyll me sukses edhe procesi i tërheqjes së 10%-shit, përmes të cilit 427,363 kontribuues i tërhoqën mbi 198 milionë euro, me fitim mesatar prej 24.2%“, thuhej në njoftim. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme