Lajme
Sa shpenzuan ministri Latifi me stafin e tij për gjashtë muaj
Demokracia
22:19 | 09 Gusht 2022

Share:

Nga muaji janar i këtij viti deri në korrik, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi me kabinetin e tij, shpenzuan rreth 6 mijë euro për udhëtimet në SHBA. Latifi pagoi edhe nga xhepi i tij.

Në shumë raste tregon arsyen pse është kthyer në Kosovë.

Por, kur nuk kishin kaluar as dy muaj nga emërimi tij, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi do të udhëtonte dy herë drejt SHBA-së.

Këto nuk do të jenë udhëtimet e vetme që Latifi do t’i zhvillonte për në vendin ku punoi e jetoi për vite të tëra.

Në muajin maj, i pari i Shëndetësisë do të udhëtonte për herë të tretë drejt Nju Jorkut.

Atje Latifi mori pjesë në një konferencë shkencore.

Megjithatë, SHBA nuk do të ishte destinacioni i vetëm i ministrit Latifi, pasi vizita kreu edhe në disa shtete të tjera.

Shpenzimet e këtyre udhëtimeve arrijnë shumën e afro dy mijë eurove.

Ndërkohë, shpenzimet e përgjithshme për udhëtime të ministrit Latifi dhe 11 pjesëtarëve të stafit të tij nga janari deri në korrik të këtij viti janë 5 mijë e 500 euro.

Pothuajse gjysma e kësaj shume, respektivisht 2400 euro, janë shpenzuar nga ministri, një mijë prej të cilave vetëm në muajin qershor.

Ndërsa muaji me më së paku shpenzime ishte prilli, me 59 euro e 30 cent.

Pas ministrit, më së shumti shpenzime nga ky dikaster ka zëvendësministri Arsim Berisha – 838 euro për shtatë muaj, ndërsa zëvendësministrja Dafina Gexha në të njëjtën periudhë ka shpenzuar 468 euro.

Shefi i kabinetit të ministrit, Kujtim Salihu, ka shpenzuar 350 euro.

Më së paku nga stafi ka shpenzuar këshilltarja politike Azize Daku – vetëm 72 euro, gjatë muajve mars dhe prill.

Sipas udhëzimit administrative, shpenzimet e lejuara mujore për reprezentacion janë 500 euro nga ministri, 200 zëvendësministrat, nga 100 për këshilltarët politikë dhe 50 euro për shefin e kabinetit.

Të ngjashme