Lifestyle
Sa peshë duhet të shtojmë gjatë shtatzënisë dhe pse?
Demokracia
20:52 | 15 Dhjetor 2022

Share:

A e dini sa kilogramë do të ishte mirë që një grua të shtonte gjatë shtatzënisë?

Le të përmendim se nuk ka shtim në peshë ideale sepse secili prej nesh ka një lloj trupi të ndryshëm si dhe një peshë fillestare të ndryshme.

Për shembull, një grua që e fillon shtatzëninë me një peshë të vogël duhet të fitojë nga 12,5 – 18 kg, kur është me peshë mesatare nga 11,5 – 16 kg, ndërsa kur fillon mbipeshë nuk duhet të shtojë më shumë se 7 – 11,5 kg.

Një faktor tjetër që luan një rol është numri i embrioneve që mbajmë.

Deri rreth një dekadë më parë, llogaritjet bëheshin tërësisht për gratë që do të sillnin një fëmijë në botë.

Sot, megjithatë, kur shtatzënitë me shumë raste janë shumë më të zakonshme, ekspertët flasin më shumë për këto raste dhe shpjegojnë se disa kilogramë më tepër janë absolutisht të justifikuara dhe të nevojshme.

“Pozitive” në këto raste është se zakonisht shtatzënitë binjake përfundojnë rreth javës së 37-të.

Pesha mesatare e fituar nga nëna e ardhshme në këto javë është 15-20 kg, gjithmonë në varësi të llojit të trupit të gruas dhe peshës fillestare./abcnews.al

Të ngjashme
Lifestyle • 02 Maj 2024