Kryediplomatja Donika Gërvalla qëndron edhe në krye te ministrave sa i përket harxhimeve nëpër udhëtime jashtë vendit. Ministrja në largim ka marrë mbi 15 mijë euro mëditje për një vit, anise në 2024-tën nuk ia solli shtetit asnjë njohje apo anëtarësim në ndonjë organizatë. Në këtë tekst, do të informoheni se sa morën meditje secili nga ministrat e Qeverisë në detyrë.
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë të zyrtarëve publikë për vitin 2024.
Ministrat e Qeverisë së drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje, mes tjerash, kanë publikuar edhe mëditjet e marra për udhëtime zyrtare.
Gjithsej, buxhetit të shtetit të Kosovës këto udhëtime i kanë kushtuar 45 mijë e 670 euro.
Ministrja në detyrë e Puneve të Jashtme është kampione në marrjen e meditjeve. Udhëtimet e saj jashtë shtetit kanë kushtuar mbi 15 mijë euro.
Në deklarimin e saj, ajo ka renditur udhëtime zyrtare nëpër vende të ndryshme, anise ndikimi i këtyre është parë pak.
Zëvendëskryeministri tjetër, njëherit edhe kryenegociator në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi ka marrë 3 mijë e 908 euro, siç mund ta shihni edhe në fotografinë më poshtë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përpos që thuajse secilën javë të vitit të kaluar qëndroi në veri të Kosovës, duket se ka pasur edhe udhëtime jashtë vendit.
Për këto, ai ka marrë mëditje 2 mijë e 798 euro.
Në anën tjetër, ministrja në detyrë e Drejtësisë që po tenton të bëhet kryeparlamentare, Albulena Haxhiu ka marrë mëditje 760 euro.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, nuk ka deklaruar fare mëdije.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka marrë mëditje në shumën prej 2 mijë e 560 euro.
Ndërkohë, ministri që lavdërohet se i ka menaxhuar më së miri në Evropë paratë e Ministrisë së Bujqësisë, Faton Peci, ka marrë mëditje plot 4 mijë e 594 euro.
Zëvendëskryeministrja nga komunitetet, Emilija Rexhepi ka marrë meditje në shifra të larta. Për një vit, ajo i ka deklaruar 6 mijë e 364 euro.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar se ka marrë mditje mbi 2 mije e 300 euro për një vit.
Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i Mbrojtjes, po ashtu i ka deklaruar mbi 3 mijë e 60 euro meëditje.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila bën thirrje që të kursehet energjia elektrike, krahas shumës së lartë të parave që i ruan nëpër banka, këtë vit është “pasuruar”edhe me 1 mijë e 911 euro mëditje.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se ka marrë mbi 1 mijë e 600 euro mëditje.
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka marrë mbi 3 mijë e 200 euro mëditje.
Mëditje mori edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në një shifër prej 1 mijë e 380 euro.
Ndërkaq Fikrim Damka, ministër i Zhvillimit Rajonal, ka marrë 2 mijë e 500 euro mëditje