Lajme
Sa kohë i është dashur KQZ-së për t’i certifikuar rezultatet e zgjedhjeve përgjatë viteve?
Demokracia
14:27 | 20 Shkurt 2021
KQZ

Share:

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka dhënë detaje rreth kohës që këtij institucioni i është dashur për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve.

Elezi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se zgjedhjet në 2014 dhe 2017, kanë marrë pothuajse të njëjtën kohë për t’u përmbyllur

“Ndërsa, zgjedhjet e vitit 2019, nga dita e zgjedhjeve deri në certifikim janë përmbyllur brenda 53 ditëve. Më 2019 procesi ka zgjatur më shumë për shkak të numrit të madh të vendvotimeve të rinumëruara, rreth 90% e tyre apo 2 254 nga 2 547 vendvotime.”, ka shkruar ai, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë:

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 2014 dhe 2017, kanë marrë pothuajse të njëjtën kohë për t’u përmbyllur. Nga dita e zgjedhjeve deri në certifikim të rezultateve, KQZ-së i janë dashur 27 ditë më 2014 dhe 28 ditë më 2017. Numri i vendvotimeve të rinumëruara ka qenë 21% – 22% e vendvotimeve.

Ndërsa, zgjedhjet e vitit 2019, nga dita e zgjedhjeve deri në certifikim janë përmbyllur brenda 53 ditëve. Më 2019 procesi ka zgjatur më shumë për shkak të numrit të madh të vendvotimeve të rinumëruara, rreth 90% e tyre apo 2 254 nga 2 547 vendvotime./Demokracia.com/

 

Të ngjashme