Është një nga figurat më karizmatike, sidomos për ndjekësit e rrjeteve sociale.
Padyshim se profesioni i tij është aktor, megjithatë shkruan shpesh dhe gëzon mbështetje të fuqishme rreth asaj që shkruan.
Kësaj radhe, ka vendosur që të regjistrojë një tjetër paraqitje televizive. Zgjodhi Nacionalen, përkatësisht Ditarin e Buzhalës, me këtë të fundit prodhim i asaj të parës.
Bufi tregoi shumëçka nga jeta e përditshmëria e tij, ndërsa komentoi edhe faktin e të humburit mbi 50 kilogramë.
“Jo, s’e kam problem të më thërrasin ashtu. Bile me më thirr Fatmir nuk e kthej kokën. Lagjja ma ka lënë këtë emër. Pas luftës e kam kuptuar që në Shqipëri i thonë buf hutit. Kështu që, puna e peshës. Jam duke hequr. 50 kilogramë i kam hequr. Edhe vazhdojmë. Një kohë të gjatë nuk jam matur. Kur jam matur herën e fundit e kam që pesha ime është alarmante. Aty e kam pa që është keq për mua, për veten time, për fëmijët e mi, është shembull i keq”, tha ndër tjerash Spahiu,
Më poshtë edhe pjesa respektive, ndërsa intervista e plotë publikohet pas pak ditësh.