Lajme
“Sa herë që Putin ankohet për NATO-n kujtojeni momentin kur Rusia dëshironte të anëtarësohej në vitin 2000”
Demokracia
17:07 | 17 Prill 2022

Share:

Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Integritet Demokratik, Anton Shekhovtsov thotë se sa herë që Vladimir Putin ankohet për bombardimet e Aleancës Veri Atletike (NATO) ndaj ushtrisë serbe në 1999-në duhet kujtuar momenti kur ai dëshironte që Rusia të anëtarësohet në vitin 2000.

Shekhovtsov në një postim në rrjetin social “Twitter” ka shkruar se kjo sinjalizon që Putin plotësisht ishte në pajtim me bombardimet e ndodhura një vit më parë.

“Sa herë që dëgjoni ankesat e Vladimir Putinit për bombardimin e NATO-s ndaj Jugosllavisë në vitin 1999, mbani mend se ai donte që Rusia të anëtarësohej në NATO në vitin 2000, duke sinjalizuar kështu se ai ishte plotësisht në pajtim me bombardimet të ndodhura një vit më parë”, thuhet në reagimin e tij. /Demokracia.com/

Të ngjashme