I famshmi Luiz Ejlli të shtunën e 6 majit u shpall fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania. Krijimtaria e tij artistike ndikoi që ai të rikthehej gjithashtu në vëmendje. Pasi Luizi u bë kryefjalë e BBVA, këngët e tij të para shumë viteve filluan të shkonin viral me klikime.
E menjëherë pas daljes, Luizi nuk e humbi rastin duke nisur punën dhe angazhimet muzikore si me koncerte ashtu edhe me këngë të reja.
Gjatë qëndrimit në shtëpi veçse kishte filluar planifikimin e projekteve muzikore. Njëri nga ta ishte reperi Noizy, për të cilin kishte thënë se do t’i kërkonte bashkëpunim. E dyshja u takuan pas përfundimit të finales por që ende nuk ka ndonjë detaj se a kanë folur rreth ndonjë bashkëpunimi.
Ndërkohë që ditën e djeshme Luiz Ejlli erdhi me një lajm të mirë për fansat e tij. Këngëtari nga Shkodra ka përfunduar projektin e parë pas daljes nga BBVA, e që është në bashkëpunim me aktorin Donald Veshaj dhe pritet të publikohet këtë të premte.
Teksa vëmendje kanë çmimet e larta që pritet të paguhet Luiz Ejlli në koncerte. E sa është shuma marramendëse që Luizi do të fitojë nga një koncert ka treguar menaxheri i vipave, Xhani Demika.
Për ta mësuar se sa pritet të paguhet Luiz Ejlli vetëm për një koncert, ndiqeni videon më poshtë: