FaZe ka njoftuar se ka nënshkruar me Oleksandr “s1mple” Kostyliev në një marrëveshje huazimi nga Natus Vincere deri në fund të Majorit që do të mbahet në Austin të SHBA-së.
Tre herë ‘Lojtari i Vitit’ do të zëvendësojë Helvijs “broky” Saukants, i cili është vendosur si rezervist, ndërsa ekipi kërkon të përmirësojë fillimin e dobët të vitit.
s1mple ka qenë jashtë veprimit që nga “Shanghai Majors Europe RMR”, ku ai luajti për Falcons në huazim. Marrëveshja ishte planifikuar fillimisht të zgjaste deri në fund të 2024, por u ndërpre pasi ekipi nuk arriti të kualifikohej për Major.
Ky ishte huazimi i dytë i s1mple me organizatën saudite pasi ai kishte luajtur për ta në BLAST Premier Spring Showdown më herët në vitin 2024.
Ukrainasi ka qenë jashtë listës fillestare të Natus Vincere që nga tetori 2023, kur ai mori një pushim nga gjitha garat me karakter konkurrues. Ai ka pak më shumë se gjashtë muaj të mbetura në kontratën trevjeçare që nënshkroi me organizatën ukrainase në fund të 2022.
E ardhmja e s1mple ka qenë subjekt i shumë spekulimeve që nga fillimi i 2025. Në fillim të prillit, ai i tha streamerit Evelone se kishte “disa oferta”.
Në FaZe, s1mple do të ribashkohet me Jonathan “EliGE” Jablonowski, shokun e tij të ekipit në Liquid nga 2016. Ai ekip arriti deri në gjysmëfinale në dy Majorët e mbajtur atë vit, duke përfunduar në katër të parët në MLG Columbus dhe të dytët në ESL One Cologne.
s1mple do të debutojë në FaZe në IEM Dallas, që është planifikuar të fillojë më 19 maj. Ky do të jetë ndalesa e fundit e ekipit para Majorit të Austin, ku ata do të fillojnë rrugëtimin e tyre në Faza 2.
Formacioni aktual i FaZe është:
– Finn “karrigan” Andersen
– Havard “rain” Nygaard
– Jonathan “EliGE” Jablonowski
– David “frozen” Cernansky
– Oleksandr “s1mple” Kostyliev (huazim)
Trajner: Filip “NEO” Kubski
Helvijs “broky” Saukants (rezervë)