Lajme
Ruzhdi Shehu i Junikut bëhet gati për veturë të re me kilometrazhë zero-zero
Demokracia
13:34 | 31 Mars 2023

Share:

Komuna e Junikut që drejtohet nga Ruzhdi Shehu i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  ka hapur një tender të vlerë të 20 mijë eurove për blerjen e një veture të re. Kjo komunë ka kërkuar që viti i prodhimit duhet të jetë 2022/2023 .

Komuna e Junikut ka kërkuar  veturë të re me kilometra zero-zero, shkruan Demokracia.com.

Blerjen e saj e kanë arsyetuar duke thënë se kanë mungesë të veturës.

“Blerja e automjetit për nevojat e Komunës.  Vlera e parashikuar e kontratës: 20,000.00 . Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 10.04.2023. Autoriteti Kontraktues- Komuna Junik ka mungesë të automjeteve në gjendje të rregullt andaj furnizimi me këtë automjet është nevojë urgjente që është paraqitur për administratën komunale”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në dosjen e tenderit janë dhënë edhe disa specifika dhe kushte që duhet t’i ketë vetura e re.

“Viti i prodhimit 2022/2023 –km/h 00. Numri i ulëseve: Min pesë (5) Kapaciteti i motorit/kë: Min 1.5/cm3. Fuqia e motorit/kë: Min 70kë. Ndërruesi i shpejtësive: Min gjashtë (6) – Manual. Karburanti: Dizel  Gjatësia: Min 4000mm. Gjerësia: (pa pasyrë) min 1700mm. Timoni në anën e majtë/servo”.

Komuna ka treguar se për ketë veturë garancioni duhet të jetë minimumi 2 vite dhe mirëmbajtje /servisim i përfshirë për 2 vite.

“Kërkohet nga tenderuesi të dorëzojë Garancionin për mirëmbajtjen dhe servisimin e automjetit minimum dy vite”. /Demokracia.com/.

Të ngjashme