Lajme
Rutte konferencë me Ramën: Në momentin që do miratohet propozimi francez, nuk do ta lëmë vetëm Maqedoninë e Veriut
Demokracia
19:35 | 04 Korrik 2022

Share:

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama Kryeministri i Holandës Mark Rutte deklaroi se Bashkimi Evropian pret që parlamenti maqedonas të miratojë propozimin francez dhe pas kësaj do të hidhet hapi i radhës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Më lini të them nga ana ime se BE në momentin që do arrihet një kompromis, nuk do ta lërë vetëm Maqedoninë e Veriut. Sapo të kemi një “PO”, do të jemi të lidhur ngushtë me atë që ndodh në Maqedoninë e Veriut. Do jetë një shpërblim i drejtë për punën e bërë nga qeveria shqiptare. Evropa është më e madhe se BE dhe diskutuam nismën franceze për komunitetin evropian që nuk është alternativë e anëtarësimit por një ide e bashkëngjitur sesi mund të punojmë së bashku edhe me shtete që nuk janë pjesë e BE.”, tha Rutte.

Të ngjashme