Lajme
Rusisë i pezullohet roli në FMN
Demokracia
23:29 | 16 Mars 2022

Share:

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka pezulluar një rol nderi që i ishte dhënë anëtarit më jetëgjatë të trupit huadhënës, sepse ai është rus.

Aleksei Mozhin, drejtori ekzekutiv për Rusinë në organin global të huadhënies, mbante rolin e nderit të dekanit që nga viti 2015.

Një zëdhënës i FMN tha se ka pezulluar përkohësisht Mozhin “duke pasur parasysh rolin e Rusisë në luftën e vazhdueshme në Ukrainë” dhe impaktit të mundshëm të këtij vendi në përmbushjen e kësaj detyre.

Kjo vjen pas presionit nga vendet e tjera aksionerë, përfshirë SHBA, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë, raportoi Financial Times.

Roli është zëvendësues i drejtorit menaxhues, i cili kryeson bordin ekzekutiv të FMN’së.

Të ngjashme