Sport
Rusisë i hiqet organizimi i një Botërori tjetër, shkak pushtimi në Ukrainë
Demokracia
19:01 | 26 Prill 2022

Share:

Federata Botërore e Hokejit ka vendosur t’i heqë Rusisë Kampionatin Botëror të Hokejit 2023.

Vendimi është marrë, sipas IIHF (Federata Botërore e Hokejit), për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve, zyrtarëve dhe anëtarëve të medias.

Vendimi është marrë më 26 prill pas një takimi në Cyrih. Turneu ishte menduar të zhvillohej në Shën Petersburg nga 5 deri më 21 maj 2023, transmeton Demokracia.com.

Se kush do të jetë mikpritësi i ri do të vendoset së shpejti, gjatë kongresit që do të mbahet në Tampere të Finlandës, gjatë javës kur do të mbahet Kampionati Botëror i Hokejit në Akull 2022, i cili do të mbahet nga 13 deri më 29 maj.

Kujtojmë se kombëtarja ruse e hokejit tashmë është suspenduar nga Botërori i sivjetshëm për shkak të luftës në Ukrainë, për shkak të së cilës sportistët rusë po vuajnë sanksione të rënda, ndaj pothuajse të gjitha kombëtaret janë suspenduar nga garat e mëdha.

Ky është Botërori i ri që iu hoq Rusisë për shkak të pushtimit në Ukrainë, pasi më parë mbetën pa Botërorin e volejbollistëve. /Demokracia.com/

Të ngjashme