Sport
Rusia vazhdon të bojkotohet edhe në sport, Franca kërkon përjashtimin e tyre nga Kupa e Botës 2022
Demokracia
15:02 | 27 Shkurt 2022

Share:

Rusia duhet të përjashtohet nga Kupa e Botës 2022 pasi pushtoi Ukrainën, tha sot presidenti i Federatës Franceze të Futbollit Noel Le Graet për gazetën Le Parisien.

Franca u kurorëzua kampione e botës në vitin 2018 pasi mundi Kroacinë në finalen e Moskës.

“Bota e sportit, dhe veçanërisht futbolli, nuk mund të qëndrojë neutrale. Sigurisht që nuk do ta kundërshtoja dëbimin e Rusisë”, tha Le Graet.

Polonia, Suedia dhe Republika Çeke kanë refuzuar të luajnë kundër Rusisë në play-off të kualifikimeve për Kupën e Botës./Demokracia.com/

Të ngjashme