“Këto janë destinacionet më të pasigurta të pushimeve në Evropë”, me këtë titull nis shkrimi i mediumit zviceran “Blick”, në të cilin publikohen shtetet më të pasigurta, ku në krye të listës gjendet edhe Kosova.
Një studim i ri, sipas mediumit zviceran, tregon se ku mund të kaloni pushimet verore pa shqetësime sigurie dhe ku duhet të jeni më të kujdesshëm.
Renditja, sipas tij, përmban disa surpriza.
“Është e vetëshpjegueshme që vendet e shkatërruara nga lufta, Rusia dhe Ukraina, kryesojnë renditjen e destinacioneve më të rrezikshme të pushimeve. Përfundimi në podium i mikes së Rusisë, Bjellorusisë, nuk është aspak befasues. Aq më tepër që pas Kosovës tashmë në listë figuron edhe Franca”, thuhet në artikullin e mediumit zviceran Blick, transmeton Demokracia.com.
Rusia, Ukraina, Bjellorusia dhe Kosova kryesojnë top katërshën e vendeve më të pasigurta, sipas Blick.
Më tutje artikulli i kushton vëmendje të veçantë edhe Francës.
Arsyeja e renditjes së dobët të Francës është niveli i lartë i krimit, veçanërisht në qytete dhe kërcënimi terrorist, të cilin ekspertët e konsiderojnë të lartë.
Qiproja dhe Greqia janë gjithashtu të njohura për udhëtarët zviceranë, por janë ndër dhjetë destinacionet më të rrezikshme të udhëtimit. /Demokracia.com/
Artikulli i plotë: https://www.blick.ch/wirtschaft/ueberraschender-spitzenplatz-das-sind-die-unsichersten-ferienlaender-in-europa-id19807116.html