Lajme
Rusia thotë se u lëshua për qarkullim një pjesë e urës që u godit nga shpërthimi
Demokracia
16:54 | 08 Tetor 2022

Share:

Rusia thotë se ka rihapur pjesën e padëmtuar të rrugës të urës që lidh atë me Krimenë e pushtuar, e cila u godit nga një shpërthim mëngjesin e sotëm.

Rrugën do të mund ta përdorin vetëm makinat dhe autobusët, të cilët i nënshtrohen procedurave të kontrollit të plotë. Kamionët po drejtohen në vendkalimin e trageteve aty pranë, shkruanBBC, transmeton Gazeta Express.

Hetuesit rusë thonë se besojnë se një kamion u hodh në erë duke shkaktuar shembjen e pjesëve të rrugës dhe djegien e një treni me karburant në urën paralele hekurudhore. Ky shirit është ende jashtë funksionit.

Hetuesit thonë se të paktën tre persona u vranë nga shpërthimi.

Ura 19 km është një rrugë e rëndësishme furnizimi për forcat ruse që luftojnë në Ukrainën jugore.

Ajo u hap nga presidenti rus në vitin 2018 pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Të ngjashme