Lajme
Rusia thotë se po e përcjell situatën pas rekomandimit të KE-së për Ukrainën
Demokracia
13:33 | 17 Qershor 2022

Share:

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia është duke i përcjellë për së afërmi përpjekjet e Ukrainës për anëtarësim në BE.

“Kjo çështje e kërkon vëmendjen tonë të ngritur, sepse të gjithë jemi të vetëdijshëm për shpeshtimin e diskutimeve në Evropë për fuqizimin e elementit mbrojtës të BE-së”, tha ai.

“Janë disa transformime të ndryshme që po i vëzhgojmë në mënyrën më të kujdesshme”, shtoi zëdhënësi rus.

Sipas tij, qëllimi i “operacionit special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë vazhdon të jetë shpëtimi dhe sigurimi i popullsisë në rajonin Donbas nga ato që i quajti “sulme barbare” nga forcat ukrainase.

Të ngjashme