Lajme
Rusia thotë se NATO dhe BE-ja e duan “Ballkanin e mbyllur”
Demokracia
14:35 | 06 Qershor 2022

Share:

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë të hënën se Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e duan një “Ballkan të mbyllur”.

Këto komente ai i bëri gjatë një konference për media, pasi iu ndalua vija ajrore nga tri vende evropiane, raporton “N1″.

“Shihet qartë se zyrtarët e Brukselit nuk kanë dashur që ne të konfirmojmë pozicionin tonë për Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën dhe të shprehim përkrahjen për iniciativën e Beogradit ‘Ballkani i Hapur’”, ka thënë Lavrov.

Pos për “Ballkanin e Hapur”, kryediplomati rus e ka cilësuar si “pashembullt”, anulimin e vizitës së tij në Beograd.

Megjithatë, thotë se “raportet e Rusisë me Serbinë s’mund t’i prishë askush”.

Të ngjashme