Lajme
Rusia thotë se mund t’i sulmojë dërgesat e armëve të Perëndimit që hyjnë në Ukrainë
Demokracia
14:43 | 12 Mars 2022

Share:

Një zyrtar i lartë rus ka paralajmëruar më 12 mars se Moska mund të shënjestrojë pajisjet ushtarake që po dërgon Perëndimi në Ukrainë.

Duke folur për televizionin shtetëror, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov ka thënë se Moska ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do t’i konsiderojë armët e Perëndimit në Ukrainë si shënjestra.

Ryabkov ka thënë se Rusia “ka paralajmëruar SHBA-në se dërgimi i armëve nga disa shtete, nuk përbën vetëm veprim të rrezikshëm, or edhe është veprim që i bën konvojet si shënjestra legjitime”.

Ai ka kritikuar sanksionet amerikane kundër Moskës – për shkak të pushtimit të paprovokuar në Ukrainë – si “tentim të pashembullt për të goditur sektorë të ndryshëm të ekonomisë ruse”.

Moska është përballur me sanksione të ndryshme ndërkombëtare për shkak të luftës së nisur në Ukrainë.

Ryabkov ka thënë se Rusia nuk synon të dëbojë mediat dhe bizneset e Perëndimit, në kohën e rritjes së tensioneve, duke shtuar se “ne nuk do të përshkallëzojmë situatën”.

Të ngjashme