Rusia ka pretenduar të dielën se ka shkatërruar një depo të madhe me armë perëndimore.
Këto armë sipas Kremlinit ishin të SHBA-ve dhe të disa vendeve evropiane – depo të cilat janë bërë cak i forcave ruse.
Po ashtu, Rusia pretendon se ka rrëzuar avionë luftarakë ukrainas në rajonin lindor, raporton Al-Jazeera.
Lufta e përgjakshme po vazhdon për qytetin Severodonetsk që është kyç për kontrollimin e lindjes.
Ndërkaq, të shtunën Ukraina kishte deklaruar se kanë humbur 10 mijë ushtarë.