Lajme
Rusia tërhiqet nga Këshilli i Shteteve të Detit Baltik
Demokracia
18:22 | 17 Maj 2022

Share:

Gjatë ditës së sotme Rusia ka njoftuar planet për t’u tërhequr nga Këshilli i Shteteve të Detit Baltik (CBSS).

Ky vendim vjen dy muaj pasi forumi politik ndërqeveritar që përbëhet nga Danimarka, Estonia, Finlanda, Gjermania, Islanda, Letonia, Lituania, Norvegjia, Polonia, Suedia dhe Rusia – pezulluan Moskën në përgjigje të luftës në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha se Rusia kishte marrë vendim të tërhiqej për shkak të veprimeve armiqësore ndaj saj.

“Përfundimi i anëtarësimit në CBSS nuk do të ndikojë në praninë e Rusisë në rajon”, tha Lavrov, duke shtuar se çdo përpjekje për “të dëbuar Rusinë nga Baltiku është e dënuar me dështim”.

Lavrov gjithashtu akuzoi NATO-n dhe anëtarët e BE-së të CBSS se e kanë kthyer këshillin në “një instrument të politikës anti-ruse”.

Të ngjashme