Lajme
Rusia sulmon qytetin ukrainas në kufi me Poloninë
Demokracia
08:07 | 18 Prill 2022

Share:

Katër raketa kanë goditur rajonin Lviv, sipas guvernatorit Makysm Kozytskyi.

Në një postim në kanalin e tij zyrtar Telegram ai tha se kjo ishte sipas “informacioneve paraprake”, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.

“Qëndroni në strehimore”, ka shkruar ai.

Shpërthime kanë ndodhur në Lvivin perëndimor, një qytet afër kufirit të Ukrainës me Poloninë.

Një alarm i sulmit ajror ra rreth 45 minuta para shpërthimit. Sidoqoftë, sirena të tilla janë të zakonshme në Lviv – shumë njerëz ishin ende në rrugë.

Javën e kaluar, qyteti raportoi disa raketa ruse të shkatërruara nga anti-ajrorët./Demokracia.com/

Të ngjashme