Lajme
Rusia sulmon për herë të parë me “dronë kamikazë” të Iranit
Demokracia
16:59 | 07 Tetor 2022

Share:

Rusia për herë të parë ka vënë në shënjestër Zaporizhzhia-n me “dronë kamikazë” të mbushur me eksploziv, pasi numri i të vdekurve nga një sulm raketor në një ndërtesë apartamentesh në qytet u rrit në 11.

Guvernatori rajonal, Oleksandr Starukh, tha se dronët Shahed-136 të prodhuar nga Irani kanë dëmtuar dy objekte të infrastrukturës në qytet.

Me ushtrinë e saj duke humbur terren ndaj kundërofensive të Ukrainës, Moska ka filluar të vendosë drone për të sulmuar objektivat ukrainas. Sipas zyrtarëve ushtarakë ukrainas, “dronet kamikazë” janë më të lirë dhe më pak të sofistikuar se raketat, por janë dëshmuar efektivë në shkaktimin e dëmtimit të objektivave në terren.

Dronët Shahed-136 janë në gjendje të qëndrojnë në ajër për disa orë dhe të qarkullojnë mbi objektiva të mundshëm përpara se të fluturojnë në trupat e armikut, forca të blinduara ose ndërtesa dhe të godasin.

Të hënën, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanani mohoi se vendi ka furnizuar Rusinë, duke i quajtur pretendimet e “pabaza”. Megjithatë, ushtria ukrainase tha se forcat e saj kishin rrëzuar më shumë se 20 dronë gjatë 24 orëve të fundit dhe se shumica ishin të prodhimit iranian.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024
Lajme • 02 Qershor 2024