Forcat ruse kanë gjuajtur me raketa një institut të fizikës në Kharkiv, i cili përmban material bërthamor dhe një reaktor,
Kështu ka pohuar shërbimi i sigurisë kombëtare i Ukrainës.
Sulmi në objektin bërthamor ka ndodhur në ditën e njëmbëdhjetë të pushtimit dhe shërbimi i sigurisë tha se rrezikon një “katastrofë ekologjike në shkallë të gjerë”.
Nga instituti pretendojnë se forcat e Moskës po gjuanin raketa nga lëshuesit e quajtur “Grad” të montuar në kamion, të cilët nuk kanë shënjestrim të saktë, raporton The Independent, transmeton Klankosova.tv.
Instituti i Fizikës dhe Teknologjisë në Kharkiv strehon një strukturë kërkimore bërthamore të quajtur “Burimi Neutron”, në zonën aktive të së cilës thuhet se janë të ngarkuara 37 qeliza të karburantit bërthamor.
Objekti i sulmuar, ishte i njohur si vendi ku shkencëtarët thuhet se kanë bërë zbulime të cilat ishin të rëndësishme për t’i mundësuar Bashkimit Sovjetik të zhvillonte bomba atomike.
Kur u zbulua objekti i ri bërthamor në vitin 2014, autoritetet e Kharkiv raportuan se objekti bërthamor do t’i ofronte Ukrainës mundësi të reja kërkimore dhe aftësi për të prodhuar izotope, kryesisht për diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit.