Lajme
Rusia: S’mund të ketë zgjidhje të qëndrueshme në Kosovë duke e injoruar Asociacionin
Demokracia
18:23 | 30 Dhjetor 2022

Share:

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka folur edhe një herë për situatën në Kosovë, duke thënë se nuk mund të ketë zgjidhje të qëndrueshme përderisa injorohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Ajo ka thënë se kjo zbutje tensionesh, e arritur me ndërmjetësimin e perëndimit, nuk mund të jetë e qëndrueshme, përderisa injorohen çështjet e rëndësishme për popullin serb.

“Kompromisi i arritur nën garancionet e perëndimit vështirë se mund të jetë i qëndrueshëm. Çështja kruciale e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, që duhet të jetë një instrument efektiv për realizimin e të drejtave të serbëve në kushtet e një përndjekjeje sistematike mbi baza etnike, është injoruar”, ka thënë Zakharova, raporton TASS.

Të ngjashme