Lajme
Rusia regjistron rastin e parë të infektimit të njeriut me virusin e shpendeve AH5N8
Demokracia
23:12 | 20 Shkurt 2021

Share:

Rusia ka regjistruar rastin e parë të një virusi të gripit të shpendëve me emrin A (H5N8) i cili kalon te njerëzit nga zogjtë.

Këtë e kanë bërë të ditur autoritetet ruse të cilët thane se e kanë adresuar çështjen në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, pasi shtatë punëtorët e një ferme shpendësh në Rusinë jugore dolën pozitive gjatë në dhjetor, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com

Sipas shefes së shëndetit publik rus, Anna Popova tha se deri më tani nuk ka asnjë shenjë të transmetimit nga një person te tjetri.

Kujtojmë se ekzistojnë nëntipe të ndryshme të gripit të shpezëve.

Gripi H5N8 i cili është regjistruar mujave të fundit në Rusi, Evropë, Kinë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, është vdekjeprurës për zogjët, por nuk ishte përhapur te njerëzit./Demkracia.com/

 

 

Të ngjashme