Lajme
Rusia realizon video për të treguar nivelin e shkatërrimit të Mariupolit
Demokracia
18:33 | 13 Prill 2022

Share:

Ministria ruse e Mbrojtjes ka realizuar një video me dron, e cila tregon nivelin e shkatërrimit të qytetit port të Mariupolit, njofton BBC-ja të mërkurën.

Videoja është realizuar pas indikacioneve se Rusia mund të jetë në prag të pushtimit të plotë të qytetit, i cili dikur kishte një popullsi prej rreth 450,000 banorësh.

Sipas Bashkisë së Mariupolit, 21.000 civilë janë vrarë gjatë javëve me bombardime intensive nga Rusia në këtë qytet, derisa 100.000 njerëz janë ende në pritje të evakuimit.

Të ngjashme