Lajme
Rusia qëllon në fabrikën e avionëve Antonov në Kiev
Demokracia
08:56 | 14 Mars 2022

Share:

Më shumë tani mbi raportet për granatimet ruse në një periferi veriore të Kievit.

Administrata e qytetit thotë se “uzina” e avionëve Antonov, jo Aeroporti Antonov, është vënë nën zjarr, raporton BBC.

Objekti i prodhimit të avionëve Antonov ndodhet në aeroportin Sviatoshyn, rreth 10 km nga qendra e qytetit të Kievit.

Videot e paverifikuara të shpërndara në mediat sociale tregojnë një shtëllungë të trashë tymi të errët mbi fabrikë.

Administrata e qytetit thotë se shërbimet e urgjencës janë në vendin e shpërthimit./Demokracia.com/

Të ngjashme