Lajme
Rusia publikon pamjet e hedhjes së raketave nga Deti i Zi drejt Ukrainës
Demokracia
20:29 | 22 Prill 2022

Share:

Rusia ka publikuar më shumë imazhe të lëshimeve të raketave nga Deti i Zi.

Në njjë video të publikuar nga ministria ruse e mbrojtjes shihen katër raketa të tipit Kalibr me precizion të lartë të lëshuara kundër “objektivave të infrastrukturës ushtarake” brenda Ukrainës, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.

Ministria po përpiqet të tregojë se pavarësisht fundosjes së anijes kryesore “Moskva” javën e kaluar, flota e saj e Detit të Zi ka ende aftësinë për të goditur objektiva.

Por teknologjia precize nuk është garanci për goditje precize.

Pesë raketat që goditën qytetin perëndimor të Lviv të hënën besohet se ishin gjithashtu raketa të tipit Kalibr.

Nuk dihet se ku ka përfunduar seria e fundit e sulmeve apo sa viktima ka nga ky sulm./Demokracia.com/

Të ngjashme