Lajme
Rusia pretendon se në Ukrainë ka shkatërruar arsenal të madh armësh të ardhur nga SHBA dhe Evropa
Demokracia
12:01 | 07 Maj 2022

Share:

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar të shtunën se ushtria ruse ka shkatërruar një arsenal të madh armësh në Ukrainë që kanë ardhur nga SHBA-ja dhe vendet evropiane.

Pretendimet e Rusisë se ka shkatërruar arsenalin ushtarak në Ukrainë thuhet se janë bërë në rajonin e Kharkivit afër një stacioni të trenit, shkruan France 24.

Sipas tyre, ushtria ruse ka goditur 18 objekte ushtarake gjatë natës përfshirë tri depo të armatimit afër qytetit të Odesas.

Ndërsa shtria ruse e ka pranuar se ka humbur 1,351 ushtarë deri më 25 mars dhe prej asaj date nuk ka bërë ndonjë përditësim tjetër.

Zyrtarët e Perëndimit kanë thënë se humbjet e Rusisë janë shumë më të mëdha dhe se një e katërta e forcës fillestare të Moskës është bërë e papërshtatshme për luftim.

Nëse lufta zgjat, forcat aktuale ruse mund të mos jenë të mjaftueshme për të vazhduar operacionet, duke detyruar Kremlinin që të varet nga rekrutë të trajnuar dobët apo të bëjë thirrje për rezervistë.

Kremlini përballet me zgjedhje të vështira në mes të tentimeve për të fituar luftën me forcë të kufizuar, apo përmes forcimit të trupave në Ukrainë me rezervistë, një hap që mund të nxisë zemërim publik dhe që të destabilizojë situatën politike.

Të ngjashme