Lajme
Rusia pretendon se 200 mercenarë nga Kroacia kanë arritur në Ukrainë
Demokracia
17:56 | 03 Mars 2022

Share:

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov ka thënë se rreth 200 mercenarë nga Kroacia kanë arritur në fushëbetejë në juglindje të Ukrainës.

“Vetëm javën e kaluar, rreth 200 mercenarë nga Kroacia kanë arritur përmes Polonisë dhe u janë bashkuar batalioneve të nacionalistëve në juglindje të Ukrainës”, ka thënë Konashenkov, sipas agjencisë së lajmeve, TASS.

Konashenkov ka thënë se atasheu ushtarak i Ambasadës kroate në Moskë është ftuar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes, ku i është thënë se rusët janë informuar për arritjet e mercenarëve.

 

Të ngjashme