Rusia planifikon të aneksojë më shumë territor ukrainas, ka raportuar BBC, të mërkurën.
Duke cituar inteligjencën amerikane, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se Rusia tashmë po hedh bazat për aneksimin.
Rajonet e pushtuara të Ukrainës mund të mbajnë referendume “të rreme” për bashkimin me Rusinë që në shtator, tha ai.
Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 pas një referendumi i cili u konsiderua gjerësisht si i paligjshëm.
“Ne duam t’ia bëjmë të qartë popullit amerikan,” u tha Kirby gazetarëve. “Askush nuk mashtrohet prej tij. [Presidenti rus Vladimir Putin] po heq pluhurin nga libri i lojërave nga 2014.”
Ai akuzoi Rusinë për instalimin e zyrtarëve të paligjshëm pro-rusë për të drejtuar rajonet e pushtuara të Ukrainës, me qëllim organizimin e referendumeve për t’u bërë pjesë e Rusisë.
Rezultatet e votave do të përdoren nga Rusia “për të tentuar të pretendojë aneksimin e territorit sovran të Ukrainës”, tha Kirby.
Rusia ka instaluar tashmë zyrtarët e saj rajonalë dhe lokalë në pjesët e Ukrainës që ka pushtuar.
Krimea u aneksua nga Rusia në vitin 2014 pas një referendumi të organizuar me ngut – i konsideruar si i paligjshëm nga komuniteti ndërkombëtar, në të cilin votuesit zgjodhën t’i bashkohen Rusisë.