Lajme
Rusia planifikon ligjin për të sekuestrimin e aseteve të firmave perëndimore që duan të largohen nga vendi
Demokracia
11:24 | 26 Maj 2022

Share:

Rusia planifikon të miratojë një ligj të ri që do t’i lejojë Kremlinit të marrë kontrollin e bizneseve lokale të kompanive perëndimore që vendosin të largohen nga Rusia për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Ligji, i cili mund të hyjë në fuqi brenda javësh, do t’i japë Rusisë kompetenca për të ndërhyrë në rastet kur do të ketë kërcënim për vendet e punës ose industrinë vendase, duke e bërë më të vështirë për kompanitë perëndimore tërheqjen e shpejtë të biznesit të tyre, nëse nuk janë të përgatitur për të marrë një goditje të madhe financiare.

Qindra marka ndërkombëtare, duke përfshirë Starbucks, Coca Cola, Levi’s dhe Apple, janë larguar nga Rusia ose kanë pezulluar shitjet atje që kur vendi pushtoi Ukrainën në shkurt.

Të ngjashme